Kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se sot bashkë me bashkëpuntoriët e tij ka ngushëllyer familjen e heroit më të ri të Kosovës, Afrim Bunjaku.
Ai ka thënë se, rënia e Afrimit e dëshmon se Kosova gjithmonë ka pasur dhe do të ketë burra e gra të gatshëm për ta mbrojtur e për tu flijuar për Republikën e Kosovës.
Postimi i plotë:
“Sot me bashkëpunëtorë ishim për ngushëllime në familjen e heroit më të ri të Kosovës, Afrim Bunjaku.
Rreshteri Bunjaku ra në krye të detyrës në mbrojtje të sovranitetit të vendit.
Ai u vra nga bandat terroriste që kishin për synim cenimin e sovranitetit të Kosovës.
Rënia e Afrimit e dëshmon se Kosova gjithmonë ka pasur dhe do të ketë burra e gra të gatshëm për ta mbrojtur e për tu flijuar për Republikën e Kosovës.
Lavdi dëshmorëve të kombit!”