Eksperti dhe profesori amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se reagimi i Perëndimit për sulmin terrorist në Veri të Kosovës ka qenë i dobët deri më tani. Ai ka përmendur thirrjen e Brukselit dhe Washingtonit ku bëjnë thirrje për dy palët që të parandalojnë dhunën dhe përshkallëzimin e mëtejshëm, duke thënë se kjo barazon performancën e shkëlqyer të Policisë së Kosovës me një kryengritje të armatosur ilegale që mund ta kishte destabilizuar gjithë Ballkanin.
Sipas Serwer, përgjegjësit për politikën ballkanike në Washington dhe Bruksel s’janë të gatshëm të pranojnë dështimin e përpjekjes për të joshur Serbinë drejt perëndimit dhe në vend të kësaj po kërkojnë një kthim të shpejt në dialog.
Profesori amerikan thotë se në vend të një qasje të tillë, Washingtoni dhe Brukseli do të duhej të denonconin mbështetjen e Beograit për kryengritjen e armatosur duke e cilësuar atë si një akt terrorist dhe duke vendosur sanksione kundër Vuçiqit dhe zyrtarëve të mbrojtjes dhe sigurisë.
Përveç kësaj ai thotë se NATO do të duhej të përgatiste forcat e saj në veri për mbrojtje kundër një pushtimi. Serwer shkruar se Perëndimi do të duhej që të lavdëronte Policinë e Kosovës dhe të kërkonte një gjykim të drejtë dhe të shpejtë për autorët në gjykatat e Kosovës.
Njohësi i rrethanave në rajon ka propozuar gjithashtu që do të duhej të tërhiqeshin ambasadorët në Beograd për konsultime.
“Një qasje alternative do të denonconte mbështetjen e Beogradit për kryengritjen e armatosur, duke e etiketuar atë një akt terrorist dhe duke vendosur sanksione kundër Vuçiqit dhe zyrtarëve të tij të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare. NATO do të përgatiste forcat e saj në veri të Kosovës për mbrojtje kundër një pushtimi të blinduar. Perëndimi do të lavdëronte policinë e Kosovës dhe do të kërkonte një gjykim të drejtë dhe të shpejtë për autorët në gjykatat e Kosovës. Ambasadorët në Beograd do të tërhiqen për konsultime”, ka thënë Serwer.
Serwer ka thënë se duhet një politikë e re e Perëndimit për Serbinë duke propozuar disa pika.
“Ata mund të kthehen shpejt me një mesazh të vetëm: epoka e qetësimit ka mbaruar. Nëse Beogradi dëshiron anëtarësimin në BE, Serbia duhet të: arrestojnë dhe dorëzojnë terroristët tek autoritetet e Kosovës. Të heqë dorë nga insistimi për qeverisje të ndarë të serbëve në Kosovë.
rreshtohet me sanksionet e Ukrainës ndaj Rusisë. Përkrah anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara”, ka shtuar tutje Serwer.
Ai ka potencuar se nëse Beogradi refuzon një gjë të tillë, BE-ja duhet të njoftojë ngritjen e bisedimeve për anëtarësim dhe SHBA-ja të pezullojë bashkëpunimin usharak me Serbinë, përfshirë edhe bashkëpunimin ushtarak me Gardën Kombëtare të Ohajos.
Sa i përket Kosovës, Serëer shprehet se SHBA dhe BE duhet të përgatiten për ta nxitur Kosovën që të kontaktojë serbët në veri për të gjetur një alterantivë ndaj “Srpskas” dhe përveç kësaj, sipas Serëer, Kosova do të duhej të kujdesej që të mos ketë incidente kundër serbëe në të gjithë Kosovën.
“Uashingtoni dhe Brukseli duhet gjithashtu të përgatiten për të nxitur Prishtinën që të kontaktojë serbët e veriut për të gjetur alternativa ndaj Listës Srpska. Përveç kësaj, Prishtina duhet të përpiqet të sigurojë që të mos ketë incidente antiserbe në të gjithë Kosovën, në mënyrë që të zhvlerësojë pretendimet e Vuçiqit për spastrim etnik. Prishtina duhet të hetojë menjëherë çdo incident që ndodh. Gjykatat duhet të gjykojnë menjëherë autorët”, ka thënë ndër të tjera Serwer.
“Një qasje më e fortë me Beogradin është hapi i parë i nevojshëm”, ka përfunduar Serwer.