Profesori i kriminalistikës në Kosovë, Mensut Ademi, tha se sulmi në Banjskë të Zveçanit, kishte për qëllim destabilizimin e rendit kushtetues në Republikën e Kosovës.
Ademi tha se grupi kriminal ka qenë mirë i përgatitur.
“Në aspektin kriminalistik çdo herë e shohim si ka rrjedhë përgatitja e këtij aksioni. Për momenti jemi te rikosntruimi i kësaj vepre penale. Kur flasim për akt terrorist duhet të jemi të vetëdijshëm se cili ka qenë qëllimi dhe motivi.
Qëllimi dhe motivi i këtij sulmi ka qenë destabilizimi i rendit kushtetues në Republikën e Kosovës dhe cila është mundësia. Mundësia e kësaj, Serbia e cila furnizon me armatim, logjistikë, trajnime të një pas njëshme grupet kriminale dhe kjo është definicion shkencor se thuhet grupet e krimit të organizuar janë logjistika më e mirë e grupeve terroriste”, tha ai.