Një rast flagrant i shpërdoruar nga Mauro Ikardi, është duke bërë xhiron e rrjetit.
Bëhet fjalë për duelin mes Instanbulsporit të Rrocës, Ethemit dhe Loshajt, ndaj kampionëve të Gallatarasarit.
Në minutën e 37-të, sulmuesi argjentinas u bë “gazi i botës”, teksa Akturkoglu, nisi një penallti në mënyrë speciale, ndërkohë që Ikardi, me portën e boshatisur dhe me portierin e shtrirë në tokë, çuditërisht arriti ta dërgonte topin jashtë kuadratit.
Në kufijtë e tëpabesueshmes, ndërkohë që ky moment është shpërndarë me shpejtësi në rrjet.
🚨| incredible miss from Mauro Icardi… pic.twitter.com/o6FQi7a1mV
— TTS. (@TransferSector) September 26, 2023