“Commander”, qeni i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka sulmuar dhe kafshuar edhe një agjent të shërbimit sekret, ka raportuar BBC.
Kjo është hera e 11-të që qeni ka kafshuar një agjent sekret në Shtëpi të Bardhë apo te shtëpia e familjes Biden.
Sipas këtij raportimi, “Commander”, qeni dyvjeçar i racës pastor gjerman, ka sulmuar agjentin e shërbimit sekret në mbrëmjen e të hënës.
“Të hënën rreth orës 9, një zyrtar policor i uniformuar i shërbimit sekret ra në kontakt me kafshën shtëpiake të Familjes së Parë dhe u kafshua”, ka thënë zëdhënësi i Shrëbimit Sekret, Anthony Guglielmi.