Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, deklaroi se në manastirin e Banjskës terroristët kanë shkaktuar dëme jo të vogla në strukturën fizike të këtij manastiri.
Siç u shpreh gjatë mbledhjes së 162-të të qeverisë, Qëllimi i tyre ka qenë që përveç dëmit fizik, të dëmtohen edhe marrëdhëniet ndërfetare e ndëretnike.
Ai tutje shtoi se janë duke pritur krijimin e kushteve të nevojshme që të vizitojnë monumentin për vlerësimin e dëmeve dhe menjëherë pas të ndërhyhet me qëllim sanimin e dëmeve fizike në strukturën e manastirit.
Në fund të fjalimit të tij, ministri Çeku i shprehi ngushëllime familjes së heroit Afrim Bufnjaku.