Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sonte nga ora 21:00 do t’u drejtohet qytetarëve të Serbisë në programin e parë të televizionit shtetëror serb RTS.
Sipas njoftimit thuhet se Vuçiq do të flasë për situatën në Kosovë, por edhe për tema të tjera aktuale.
Vuçiq, në adresimin e tij të fundit lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë, tha se kryengritësit serbë nga Kosova të cilët “u rebeluan kundër terrorit të Kurtit” morën pjesë në konfliktin afër Banjkës.Vuçiq tha se kjo është një nga ditët më të vështira “për vendin dhe popullin tonë që nga viti 2004 dhe 2008”.
“Duhet të shqyrtojmë gjithçka vetë, në mënyrë që të shpallim të vërtetën dhe të përgatisim terrenin për vendimmarrje”, tha Vuçiq.Ai tregoi sipas tij si ndodhi ngjarja, raporton Danas, transmeton Express.
“Rreth orës 2:46 sonte një grup serbësh nga Kosova kanë vendosur 2 kamionë si barrikada në Banjskë në veri të Kosovës, pastaj ka ardhur policia e Kosovës dhe ka tentuar t’i largojë ato barrikada dhe ka pasur një konflikt dhe në atë u vra polici i konfliktit A.B. dhe një person tjetër është plagosur”, tha Vuçiq.Vuçiq tha se nuk ishin serbët e Serbisë, por serbët e Kosovës që u rebeluan, duke mos dashur të vuajnë më terrorin e Kurtit.