Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se ende nuk kanë informacione zyrtare për rolin e klerikëve fetar të Manastirit të Banjskës gjatë sulmit terrorist të 24 shatorit në veri.
Ai tha se hetimi po zhvillohet ende nga institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë.
Mirëpo në bazë të komunikatave të Dioqezës Rashkë-Prizren ata kanë pasur një përpjekje për distancim nga terroristët.
Çeku në konferencë për medie pas mbledhjes së qeverisë, tha se terroristët kanë shkaktuar dëme fizike brenda manastirit, andaj e kanë të ndarë kodin buxhetor për rregullim e tij.