Avokati Naim Rudari duke iu referuar sulmit të Policisë së Kosovës nga grupi terrorist serb Banjskë të Zveçanit, ka treguar se çka thotë ligji për veprat të tilla.
Ai tha se paraburgimi zakonisht caktohet në afatin kohorë prej 30 ditësh, por që sipas tij, mund të vazhdohet deri në 18 muaj para ngritjes së aktakuzës.
“Po paraburgimi zakonisht caktohet për 30 ditë, por mund të vazhdohet deri në 18 muaj para ngritjes së aktakuzës e sidomos kur kemi të bëjmë me vepra penale që janë jashtëzakonisht të rënda, ku mund të parashihet dënime me burgim jo më pak se 10 vite apo burgim të përjetshëm. Prokuroria ka tani kohë deri në 18, muaj parimisht janë 8 muaj por mund të vazhdohet paraburgimi edhe për 4 muaj të tjerë. Dhe në qoftë se dyshohet se me lirimin e tyre rrezikohet jeta e njerëzve, atëherë mund të vazhdojë deri në 18 muaj masën e paraburgimit. Besoj që ka kohë të mjaftueshme por ka dhe shumë gjurmë dhe prova që duhet sqaruar në tërësi, për ta dëshmuar eventualisht në gjykatë”, tha Rudari.
Teksa theksoi se Policia dhe Prokuroria në rastin e sulmit të Policisë së Kosovës nga grupi terrorist serb, kanë kryer një operacion tejet të suksesshëm.
“Policia në këtë rast në bashkëpunim me prokurorinë ka kryer një operacion tejet të suksesshsëm që tani për tani ka mbledhur prova të mjaftueshme. Edhe si opionion, edhe si vend neve na mjafton jashëtzakonisht shumë meqenëse, është shpërfaqë veprimet apo fytyra e atyre që kanë qëndruar pas. Tani po konstatohet mjaftueshëm se ka qenë subjekti politik i listes serbe, por nuk ka dyshim tani që kanë qenë të sponsorizuar, të mbështetur edhe drejtpërdrejtë nga politika e Beogradit”, shtoi ai.