Analisti Agon Maliqi e vlerëson si të drejtë idenë e presidentes Osmani që drafti për Asociacionin të bëhet me SHBA-në.
Ai thotë se në këtë mënyrë i bie që Vuçiq të merret me “topin e nxehtë”, “të (mos) pranimit të draftit të SHBA”.
Postimi i tij i plotë:
Presidentja Osmani ka absolutisht të drejtë. Ky është momenti i fundit që të dorëzohet një draft i statutit i punuar me SHBA-të si garantuese. Statutin tashmë e ka “shkruar” vendimi i GJK. Le të merret Vuçiq me topin e nxehtë të (mos) pranimit të draftit të SHBA. Ndërkohë, Kosova të diskutojë bilateralisht me SHBA, Britaninë dhe Gjermaninë mbi çështjen e vendeve mosnjohëse, rrugën drejt NATO-s apo pakteve bilaterale të mbrojtjes si hapa të ndërmjetëm.