Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Snajperisti i Policisë së Kosovës ia dëmtoi armën kryesore grupit terrorist në veri

 
   

Të dielën, Policia e Kosovës konfiskoi armatim e municion në vlerë rreth pesë milionë euro të cilat i përkisnin grupit terrorist serb, i cili veproi në veri duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku e duke plagosur policin Alban Rashiti.

Në mesin e armëve të konfiskuara ishte e një e kalibrit të rëndë, me lancues nitroglicerinë. Kjo armë para se të konfiskohet nga Policia e Kosovës, ishte shkatërrua nga një sjanperist profesionist i Policisë së Kosovës.

Burimet e medias kanë thënë se Zastava M93 BGA u shkatërrua në mekanizëm nga snajperisti profesionit i Policisë së Kosovës.

 Image
 Dëmtim i armës 
 

Zastava M93 BGA është një granatëhedhës plotësisht automatik i ndërtuar mbi platformën e fuqishme dhe të besueshme AGS-17 të prodhimit sovjetik. M93 BGA ishte projektuar për të shkatërruar personelin dhe mjetet e blinduara të lehta në distanca deri në 1700 m dhe 1000 m, përkatësisht, duke e bërë atë një mjet efektiv për të ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë për formacionet e këmbësorisë.

Kjo armë është ekspozuar të hënën nga Policia e Kosovës ku afër saj shiheshin edhe granatat të cilat ishin bërë gati të përdoreshin nga grupi terrorist.