Profesori në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki ka reaguar ndaj kryetarit të AAK-ë, Ramush Haradinajt, pas deklaratave të tij kundër kryeministrit Albin Kurti në lidhje me sulmin terrorist në Manastirin e Banjskës.
Ai në një postim në Facebook u befasua me qasjen e Haradinajt, derisa përmendi dy arsyje që mund ta shtyjnë atë drejt deklaratave të fundit.
Kraki tha se ka mundësi që kreu i AAK-së po i frikësohet ndonjë ftesë në Hagë.
“Ose dikush po e frikëson me ndonjë proces të ri në Hagë ose të hyrat financiare kanë fillu me u zbeh. Nuk po shoh sqarim tjetër. Nëse dikush ka, urdhnoni”, shkroi ndër të tjera ai, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Është për vajtim qasja e Ramushit në këto rrethana. Diçka ka ndodh aty se ky nuk është ai Ramushi që me të drejtë i thoshte jo Evropës e Amerikës për taksën ndaj Serbisë. As ai Ramushi që me të drejtë i thoshte Edi Ramës argat i Serbisë.
Ose dikush po e frikëson me ndonjë proces të ri në Hagë ose të hyrat financiare kanë fillu me u zbeh. Nuk po shoh sqarim tjetër. Nëse dikush ka, urdhnoni.
Sepse, nuk gjej sqarim logjik që një komandant kaq i zoti, me gjithë ato kontibute e flijime personale e familjare për Kosovën shtet, të dal kaq budallakisht dhe pa as ma të voglin takt kundër Kosoves, duke mendu që po vepron kundër Albinit.
Rast për studim.