Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arrestimi i Artan Tafanit, gazetari i njohur zbardh detajet e bujshme: Në momentin e prangosjes iu gjet armë me fishek në fole gati për qitje, bëri tentativë…

Gazetari Sokol Dema zbardh të tjera detajet të reja në lidhje me arrestimin e anëtarit të grupit të Leart Haxhisë, Artan Tafani i cili është bërë i penduari i drejtësisë.

Kujtojmë se Tafani ka qenë në kërkim për grabitjen e 30 mijë eurove në Astir, ndërsa gazetari dema thotë se në momentin e arrestimit ka pasur armë me vete me fishek në fole gati për qitje. Tafani është arrestuar nga policia e Lushnjës, ndërsa në momentin e ndërhyrjes ai ka pasur edhe një tentativë për t’u larguar.

“Duket se ka qenë një vazhdë e nisur tre muaj më parë ka patur një ngjarje në Astir, për grabitjen e një exchange. Dukej se ishte një çështje që nuk ishte thjesht grabitje, ka patur një tendencë për të mbajtur të fshehtë hetimet, raportohej për një lidhje të tij me grupet kriminale. Rezultati i ditës së sotme është për tu përshëndetur.

Rrëfimi i Tafanit ka çuar deri në ekzekutimin e urdhër-arresteve përgjatë ditës së djeshme. Kemi të bëjmë disa vrasje që ishin arkivuar më herët. Policia ka patur informacion dhe e dinte se kush i kishte kryer porosi për ti provuar ishte e vështirë. Me rrëfimin dhe provat ka patur dhe përputhshmëri. Pasi ishte shpallur në kërkim Tafani, fillimisht kanë qenë agjentët e komisariatit numër 6 që zbardhën ngjarjen e Astirit përmes krahasimit të AND-së dhe më pas ka pasur gjurmim të celularit me urdhër të prokurorisë dhe ditën e shtunë është bërë ndërhyrja.

Fillimisht ka patur një tentativë për t’iu larguar, ka rezultuar por ka qenë i bllokuar. Është arrestuar me armë pa leje, ka qenë me fishek në fole gati për të qëlluar dhe me sasi lëndësh narkotike. Ka patur bindje për ta kthyer në bashkëpunëtorë të drejtësisë dhe ka rrëfyer gjithçka”, tha gazetari Dema.