Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zeqiri: E drejtë e Kosovës të kërkojë hulumtim ndërkombëtar për sulmin terrorist por vështirë e realizueshme

 
   

Drejtori i Qendrës Evropiane për Çështje të Minotireteve në Kosovë, Ardian Zeqiri, ka thënë se deklarata e shefit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili në mënyrë eksplicite, grupin në veri e identifikoi si terrorist i shkon në të mirë të Kosovës.

Sipas Zeqirit, deri te deklarata e Borrellit i cili grupin e identifikoi si terrorist erdhi pas një ndërmjetësimi të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, sidomos amerikan.

“Mendoj që ky grup i cili është stërvitur në një ambient të Rashkës, është e njohur që çdo organizim gjeografik shihet prej satelitëve të NATO-s dhe ShBA-së, mendoj që është shumë e njohur për shërbimet sekrete të vendeve perëndimore se kush ishte mbrapa këtij organizimi”, tha Zeqiri në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se është e drejtë prej anës së Kosovës që të kërkojë një hulumtim ndërkombëtar në lidhje me sulmin terrorist.

“Por mendoj se është vështirë e realizueshme. Fokusi i komunitetit ndërkombëtar do të jetë në dialog dhe në përshpejtimin e hapave të dialogut”, tha ai.