Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Statovci: Serbia kishte plan për destabilizim të Kosovës dhe rajonit

 
   

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, tha se me sulmin terrorist të së dielës në veri të Kosovës, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku nga terroristët me mbështetje nga Serbia, kishte një plan për destabilizim të Kosovës dhe rajonit.

Sipas saj, ky plan do t’i konvenonte Rusisë. “Kishte një plan që të ndoshta do të kishte një tragjedi të madhe, të gjitha rrethanat janë të mundshme, si me misione të ngjashme si në Donbas, ku fillimisht do të stimulohej një rebelim, ku do të kishte edhe një ndërhyrje ushtarake”, tha ajo për ‘Lajmet e Fundit’ në RTK.

Për numrin e madh të armatimit, deputetja Statovci tha se ai është tregues që kishte një përgatitje të madhe për armatosjen e qindra personave.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, tha se me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, gjithçka ka ndryshuar, sa i përket dialogut.