Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Babë e bir në Malishevë futen në sherr për pronë, intervenon Policia

Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, e madje të përfundojnë edhe tragjikisht. Të tilla raste zakonisht nisin me zënka e konflikte verbale, e më pas eskalojnë edhe në përleshje e kanosje serioze, raporton Gazeta Sinjali.

Në sherr për pronë janë futur edhe dy persona në fshatin Terpezë të Malishevës, ku një i moshuar dyshohet se ka kërcënuar djalin e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 38-vjeçari ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ka pranuar thirrje kërcënuese nga babai i tij. Bazuar në dëshminë e viktimës, 67-vjeçari e ka vendosur në shitje një pronë të përbashkët, pa aprovimin e të birit.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, i moshuari do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.