Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është duke zhvilluar një takim me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it.
Siç merr vesh media në këtë takim është duke u diskutuar për zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Po ashtu, takimi nuk është duke u zhvilluar në presidencë, mirëpo në një lokacion tjetër dhe është i mbyllur për media.
Ndryshe, dy ditë më parë presidentja Osmani zhvilloi takime të ndara edhe me krerët e partive opozitare.