Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një e moshuar është gjetur e vetëvarur nga familjarët e saj. Sipas bluve bëhet fjalë për shtetasen L.T, rreth 75 vjeçe. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Vlorë/Informacion paraprakSot, rreth orës 07:55, në fshatin Lepenicë, është gjetur nga familjarët, në banesën e saj, dyshohet e vetvarur, shtetasja L. T., rreth 75 vjeçe.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.