Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Parashikimi i horoskopit nga Jorgo Pulla: Tetori, muaji kur dalin në pah skandalet

Astrologu Jorgo Pulla, ishte i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians”, ku foli për parashikimin e horoskopit.

Ai theksoi se do të ketë rritje financiare por ama Tetori mund të jetë muaji i skandaleve.

“Në favor të Tetorit ka çështjet ekonomike financiare. Kemi një ndikim shumë të mirë. Më datë 9 kemi Afërditën në Virgjëreshë. Më 14 tetor kemi eklipsin diellor në peshore. Më 22 kemi eklipsin hënor. Mund të themi se është tetori i skandaleve”-tha ai.

Pulla tha se hëna e plotë ndikon në realizimin e kontratave të ndryshme deri te ato shtetëroret.

Sipas tij, nuk do të ndodhë asgjë e re, por do të realizohen çështje të vjetra të mbetura pezull.

“Mbyllim çështje të së shkuarës, probleme me ligjin, pasuri ose gjëra që i kemi me probleme shikojmë çfarë do të bëjmë,” – u shpreh Pulla.