Një delegacion i Lidhjes Shqiptare në Botë, udhëhequr nga Kryetari Nazmi Jakurti, Sekretari i përgjithshëm Ylber Durmishi dhe afaristi i sukseshëm nga Gjermania Afrim Imeri, vizitoi sot familjen e Heroit më të ri të Republikës së Kosovës, rreshterit Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht në krye të detyrës, në mbrojtje të Atdheut.
Me këtë rast Lidhja Shqiptare në Botë ia ndau Heroit Afrim Bunjaku, post mortum, mirënjohjen „Nderi i Kombit“ me motivacion: Për sakrificën më sublime, rënjen heroike në krye të detyrës, në mbrojtje të Atdheut.
Mirënjohja iu dorëzua të birit të Heroit, Fatlumit.