Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Edi Rama i reagon Kurtit: KFOR-i, garanci në çdo rast kërcënimi, jo forcë pushtuese

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se në kuadrin e mbështetjes së Shqipërisë për garantimin e sigurisë në veriun e Kosovës dhe marrjen e kontrollit nga KFOR-i, ka komunikuar me nivelet më të larta të aleancës euro-atlantike, teksa tha se ka gjetur një gatishmëri maksimale.

Rama tha se aleatëve të Shqipërisë ua ka përcjellë edhe arsyet e moslinjëzimit me deklaratën e BE-së, duke vazhduar, sipas tij, të kërkojnë qëndrimin e tyre publik lidhur me “grupin e armatosur që vrau efektivin e policisë së Kosovës”, dhe zinë kombëtare në Beograd.

“Atyre në Prishtinë që në vend se të fokusohen 100% tek sfida e jashtëzakonshme që kanë, gjejnë kohë edhe për të fryrë me fejsbuk, përmes profilesh politike apo profilesh fallco, tullumbacin e konspiracionit të “vëllaut të Vuqiqit”, duke ngatërruar për arsyet e mosarsyes së tyre kërkesën time të shpjeguar publikisht dje për KFOR-in, me paralajmërimin tim të para disa muajve për ‘Republikën e KFOR-it’”, ka shkruar Rama.

Më tej, ai tha se KFOR-i është NATO dhe jo një forcë pushtuese, e as një fuqi ndarëse e territorit të Kosovës, por sipas tij, përkundrazi, një garanci shumë e madhe në çdo rast kërcënimi.

“Unë e thashë qartë dje se këtë kërkesë e ka bërë edhe Presidentja Osmani dhe e shpjegova më tej se kjo që kërkoj sot nuk ka lidhje me atë çka kam shprehur disa muaj më parë, si frikë se mund të ndodhë nëse situata degradon, në mungesë të rezultateve të dialogut. Sepse, siç e shpjegova edhe dje, “nuk jemi akoma aty” dhe që të mos shkohet nesër deri aty, duhet që KFOR-i të marrë në kontroll  veriun një orë e më parë”, shkroi ai.

Tutje, kryeministri i Shqipërisë tha se është e dhimbshme dhe qesharake që edhe në këtë situatë serioze për sigurinë në veriun e Kosovës, “politikanë me profile publike apo me profile fallto në Prishtinë merren me të tilla manipulime të ulëta emocionesh të qytetarëve të tyre, duke deformuar qëllimisht qëndrimet e mia”.

“Keqardhje për ta, se për trimat e biznesit politik e mediatik të Tiranës, që janë gati t’ia venë zjarrin vetë Kosovës, bashkë me Shqipërinë për përmbysjen imagjinare të “regjimit” tim, nuk kam asnjë sekondë për të humbur”, shkroi Rama.

 

.

Tags: