200 ushtarë shtesë do të dërgohen nga ana e Britanisë së Madhe në Kosovë.
Kjo për shkak të sulmit terrorist që ndodhi të dielën e kaluar në Banjskë të Zveçanit, e ku mbeti i vrarë polici i Kosovës Afrim Bunjaku.
Dislokimin e trupave britanike e ka konfirmuar sekretari i Mbrojtjes, Grant Shapps.
Ai tha se kërkesa për trupa shtesë në Kosovë erdhi nga komandanti suprem i NATO-s.
“Unë kam autorizuar vendosjen e një force rezervë strategjike të Mbretërisë së Bashkuar me madhësi batalioni në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë”, tha Shapps shkruan Mirror.
Shapps tha se këto trupa do t’i bashkohen edhe 400 ushtarëve që gjendet në Kosovë.
Shefi politik i ushtrisë britanike theksoi se ushtarët do të ulin tensionet dhe do të ofrojnë siguri për të gjithë.
“Ato do t’i shtojnë vlerë të jashtëzakonshme misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, duke ndihmuar në qetësimin e tensioneve në rritje në rajon dhe duke i mbajtur të gjithë të sigurt”, tha ai.