Sot do të mbajnë mbledhje dy komisione parlamentare.
Fillimisht, në ora 10:00 do të mblidhen anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërsa nga ora 11:00 do të filloj mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje.
Këto janë pikat e rendit të ditës:
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes të komisionit, të mbajtur më 20.09.2023
3. Raportim i Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë z. Petrit Ajeti
4. Të ndryshme
Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së fundit;
3. Propozimi dhe miratimi i planit të veprimit të Komisionit;
4. Të ndryshme.