Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar sërish lidhur me sulmin terrorist në Banjskë.
Kurti ka thënë se plani i grupit terrorist ka qenë aneksimi i veriut.
Sipas tij, synohej krijimi i një korridori për të furnizuar me armë dhe trupa.
“Në bazë të dokumentacionit të konfiskuar, Policia e Kosovës kanë konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës përmes një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të dallueshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa”, tha Kurti.