Avokati Gazmend Halilaj nëpërmjet një reagimi në Fecebook ka thënë se kriminelin serb Milan Radojiçiq e fuqizuan edhe politikanë shqiptarë të Kosovës.
Ai ka theksuar se ata që e forcuan kriminelin Radojiçiq kanë emërtimin “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
Sipas Halilajt, Radojiçiq nuk u forcua brenda natës, por që 20 vite nga ata që udhëhoqën me vendin.
Postimi i plotë:
Ata që e forcuan Kriminelin Radoiçiç, emërtim të përbashket kanë emrin NDËRMARRJE E PËRBASHKET KRIMINALE.
Kur i quajta me këtë emër.
Mu hodhën në qafë 70%, të mediave dhe 50% të prokurorisë.
Shikoni sot, a dolën 100%, ato qe i kam thenë ndër vite.
Radoiçiç, nuk u forcua i vetëm.
Nuk u forcua brenda natës.
Ai u forcua, nga ata qe kishin gojen plotë UÇK.
Ai u forcua, nga ata, qe për (20) vite udhëhoqën shtetin.