Një shqiptar dhe një person tjetër kanë shkuar dhe kanë terrorizuar punonjësit e një fabrike më zonën e Oreokastros të Selanikut.
Mediat greke raportojnë se të dy ata kanë hyrë fabrikën e riciklimit të metaleve dhe kanë sulmuar 3 punëtorë pasi ishin bezdisur nga zhurma e makinerive që operonin në zonë.
Shqiptari më pas ka shkuar në automjetin e tij nga ku ka qëlluar me dy të shtëna në drejtim të punëtorëve.
Fatmirësisht ky veprim i tij nuk pasoi me të lënduar. Policia greke vijojn hetimet për kapjen e autorëve të dyshuar.