Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se sulmi terrorist në veri të vendit ishte sulm ndaj integritetit territorial të Kosovës.
Ai ka theksuar se Gjermania qëndron përkrah Kosovës.
“Sulmi i javës së kaluar ishte sulm ndaj integritetit territorial të Kosovës. Vajtuam këtë humbje të jetës me familjen e Afrim Bunjakut dhe mbarë vendin.
Dhe ne e përdorim këtë sulm për të riafirmuar se ne gjithmonë qëndrojmë përkrah Kosovës në mbrojtjen e pozitës së saj të drejtë si anëtare sovrane e familjes evropiane, sepse është bindja jonë e fortë, ajo që ishte e vërtetë për një Gjermani të bashkuar në vitin 1990, mbetet e vërtetë për Kosovën dhe gjithë rajonin sot”, ka thënë Rohde në ceremoninë e shënimit të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.