Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pozhari parashikon vrasjen e Radoiçiqit të “inskenuar” si vdekje aksidentale

 
   

Gjykata në Beograd e ka liruar terroristin Millan Radoiçiq nga mbajtja, një ditë pas marrjes në pyetje.

Sipas mediave serbe, atij i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Lirimi i Radoiçiqit mund ta ketë edhe një prapavijë sipas analistit Xhevdet Pozhari.

Në një positm në Facebook Pozhari shkruan se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq nuk ka llogari që t’ia nxjerr të palarat, pasi atij i duhet heshtja.

Madje, Pozhari ka hamendësuar edhe për një inskenim të vdekjes së Radoiçiqit.

Postimi i plotë:

E paskan liru Radoiçiçin. Nuk ka hesap Vuçiqi me rreziku me ja nxjerrë të palarat. Atij i duhet heshtja.

Dimri afër. Shtohet numri i aksidenteve! Edhe Radoiçiçit mund t’i dështojnë frenat. Dhe, më pas Vuçiqi të del ta “vajtojë” – vdiq heroi ynë!