Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

EMRI/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 1 milion euro në Cërrik, në pronësi të trafikantit të drogës

Sekuestrohet një pasuri me vlerë rreth 1 milion euro, të dyshuara të përfituara nga aktiviteti kriminal i një 34-vjeçari të dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve në Cerrik.

Pasuria ishte në emrin e Eris Skënderi, 34 vjeç, banues në Cërrik. Ai rezulton i dënuar nga Gjykata e Elbasanit, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Dyshime se burojnë nga aktiviteti kriminal, Prokuroria e Elbasanit sekuestron pasuritë e shtetasit E.S, i dënuar për V.Penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Në kuadër të zbatimit të ligjit Nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ndryshuar, dhe synimit për të goditur pasuritë apo asetet e paligjshme që zotërohen/posedohen nga subjekte në fushën e veprimit të këtij ligji, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka konkluduar me sekuestrimin e disa pasurive të paluajtëshme dhe të luajtëshme.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka regjistruar procedimin pasuror Nr.2, të vitit 2023, ndaj subjektit E.S., i dënuar nga gjykata shqiptare për veprën penale të “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, parashikuar nga Neni 283/2 K.penal.

Pas veprimeve hetimore të kryera për këtë procedim pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, me vendimin Nr. 679, datë 24.09.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u vendos sekuestrimi i pasurive që dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal:

1. Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 61.80m2, ndodhur në Cërrik, zk.1389, në emër të shtetases A.S;

2. Pasuria e llojit “Njësi” me sip.72.60 m2, ndodhur në Cërrik, zk.1389, në emër të shtetases A.S.

3. Automjet autoveturë Audi, në emër të shtetasit E.S;

4. Motorrciklete Yamaha,në emër të shtetasit E.S;

5. Automjeti Volsëagen, në emër të shtetasit E.S.

Nga hetimi ka rezultuar se këto pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme, por e kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale e shtetasit E.S., i dënuar për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan mbetet e angazhuar për identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e çdo pasurie që buron nga veprimtaria e paligjshme sipas parashikimeve të ligjit “Antimafia”.