Seanca e kësaj të enjteje në Kuvend nisi me përplasje mes Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit për kreun e grupit parlamentar të demokratëve. Ndërkohë, Sali Berisha e zhvendosi vëmendjen te qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për ngjarjet në veri të Kosovës. Ai i quajti deklaratat e Ramës si antishqiptare.
Sali Berisha u shpreh nga foltorja e Kuvendit akuzoi Edi Ramën si antishqiptar për qëndrimet e tij pas ngjarjeve në veri të Kosovës.
“Sot, kryefjala e parlamentit duhet të jetë deklarata skandaloze se veriu i Kosovës është toka e askujt. Nuk ka deklaratë më antishqiptare, më të shpifur se kjo deklaratë. Pse e fali jetën Afrim Bunjaku? Ku u vra ai? U vra pikërisht në veri të Kosovës, që aty të sundojë ligji.
Çfarë mund t’i quash këtij krim-ministër të bëjë një deklaratë të tillë në sintoni të plotë me padronin e tij Aleksandar Vuçiç dhe tani kërkojnë ta mbulojnë këtë me deklarata të turpshme”, tha Berisha