Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çitaku, Kurtit: Kontributi i vetëm i juaj për liberalizimin e vizave janë gazi lotsjellës e kauzat e rreme për demarkacionin

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili tha se pas një pune të gjatë, posaçërisht në dy vitet e fundit, qytetarët e Kosovës më në fund do të lëvizin pa viza.

Çitaku i tha Kurtit se kontributi i vetëm i tij në procesin e liberalizimit të vizave ka qenë gazi lotsjellës në kuvend dhe “kauzat e rreme rreth demarkacionit”.

“Ju dhe LVV nuk e keni votuar as pakon ligjore që i ka paraprirë këtij procesi. Njëjtë nuk e keni votuar as MSA-në”.

“Komisioni Evropian e ka dhënë rekomandimin për liberalizimin e vizave shumë vite para se ju të vini në pushtet”, tha Çitaku.

Më tej, ajo i bëri thirrje Kurtit që të mos i fyej qindra shërbyes civilë të cilët, sipas saj, kanë punuar me shumë zell e përkushtim për sa i përket çështjes së vizave.