Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Kushdo që hap varrin tim, do të lëshojë një pushtues më të tmerrshëm se unë”, 3 ditë më pas bota njohu njeriun më të zi

Timur, i njohur edhe si Amir Timur dhe Tamerlane, ishte një pushtues turko-mongol i shekullit të 15-të.

Timuri themeloi Perandorinë Timuride në Persi dhe Azinë Qendrore, si sundimtari i saj i parë.

Më 19 qershor 1941, tre antropologë sovjetikë e zhvarrosën në varrin e tij për të shqyrtuar eshtrat e sundimtarit.

Thuhet se në varrin e tij ishin shkruar fjalët: “Kur unë të ngrihem nga të vdekurit, bota do të dridhet”.

Një mbishkrim shtesë gjithashtu u gjet kur u zhvarros trupi. Mbishkrimi lexonte: “Kushdo që hap varrin tim, do të lëshojë një pushtues edhe më të tmerrshëm se unë”.

Tre ditë pas fillimit të zhvarrimit, Adolf Hitleri nisi Operacionin Barbarossa, pushtimin më të madh ushtarak në Bashkimin Sovjetik, të të gjitha kohërave, citon Bota.al.

Në nëntor 1942, Timuri u varros me një ritual të plotë islamik, pasi sovjetikët kishin arritur fitoren në Betejën e Stalingradit.