“Ora News” ka siguruar materialin e dorëzuar në prokurori ku familjarët prëtendojnë se ndaj vogëlushit 3-vjeçar që humbi jetën nga mjekimi i pakujdesshëm.
Referuar kallëzimit, familjarët dhe klinika dentare ka rënë dakort se për rrëgullimin e dhëmbëve të paguhet një shumë prej 300 euro dhe 103 mijë lekësh të reja.
Roland dhe Ina Xhaxho i kanë garantuar siguri, duke iu shprehur se nuk do të ketë shqetësim.
Në këtë material të siguruar nga gazetari Edison Vatnikaj, 3-vjeçari është futur në sallën e operacionit nga ora 10.00 deri në orën 15.20.
Gjatë kësaj kohe, thuhet në kallëzim, Roland Xhaxho u ka treguar familjarëve që çdo gjë shkoi mirë.
Rreth orës 19:00, familjarët e kanë nxjerrë të miturin nga spitali, por gjatë kësaj kohe ata kanë vënë re se nuk ishte zgjuar plotësisht.
Pas 30 minutash, pasi kanë shkuar në banesë fëmija ka pasur temperaturë.
Në këto kushte familjarët e kanë sjellë tëk QSUT. Kur mjekët kanë parë gjendjen e kanë futur në Reanimacion, rreth orës 20:30.
Me datën 29 shtator në mëngjes gjendja e djalit ka qenë e rëndë dhe rreth orës 12:00 në spital është paraqitur mjeku Roland Xhaxho duke iu shprehur kolegëve se gjendja e djalit do të përmirësohet.
Bluzat e bardha kanë treguar se fëmijës i është dëmtuar mëlçia dhe i ka dalë jashtë funskionit dhe dyshimet janë nga sasia e lartë e narkozëz.
Edhe me datën 30 ka vijuar sërisht terapia nga mjekët, por pa rezultat.
I mituri, sipas kartelave, ka humbur jetën me 1 tetor rreth orës 18:10, ku i pranishëm ka qenë edhe mjeku Roland Xhaxho.
“Ora News” ka siguruar edhe kartelën stomatologjike të të miturit ku mban firmën e Ina Xhaxhos dhe një mjeku tjetër.
Në këtë kartelë mjekët kanë treguar se duhet ndërhyrje në 14 dhëmbët e qumështit, ku kjo kartelë mban datën 28 shtator, një ditë para se të bënte ndërhyrjen.