Për vendimin e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave për të mos u përgjigjur në pyetjet parlamentare të opozitës, ka reaguar edhe deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.
Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebok, ka shkruar se është e turpshme se si një kryeministër i kushtëzon deputetët e opozitës për mospërgjigje.
Sipas saj, kjo qeveri po i fsheh dështimet e veta duke ikur nga përgjegjësitë.
Postimi i saj i plotë:
Në shenjë proteste sot lëshuam seancën e Kuvendit. Të detyruar sigurisht!
Është e turpshme që një kryeministër i kushtëzon deputetët e opozitës për mospërgjigje në pyetjet tona nëse nuk i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare. Kryeministri dhe ministrat e tij e kanë obligim llogaridhënien dhe transparencën për qytetarët dhe nuk mund të fshihen me arsyetimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Mjaftë i mshefët dështimet tuaja duke ikur nga përgjegjësitë.