Dita e stome nuk ka nisur edhe aq mirë për Efin, e cila kohët e fundit ka qënë tepër komentuar në rrjetet sociale.
Një ndër temat që duket se publiku preferon më shumë në lidhje me Efin është jeta e saj personale, ku publiku kërkon patjetër të dijë se cili është i dashuri i saj.
Në çdo komunikim virtual që Efi ka me ndjekësit e saj, nuk ka munguar ndonjëherë pyetja nëse është ende në lidhje si edhe kërkesa për të treguar një foto të tij.
Ndërkohë që mbrëmjen e kaluar ka kërkuar që të mos e shqetësojnë më me këtë pyetje pasi është jeta e saj, ditën e sotme në media kanë qarkulluar thashetheme se i dashuri i Efit është një personazh publik.
Lidhur me këto spekulime, Efi ka reaguar ashpër përmes disa videove të publikuara në rrjetet sociale, ku iu ka kërkuar të gjithëve që të ndalen së përfoluri marrëdhënien e saj, pasi po e dëmtojnë shumë.
“Përshendetje, po e bëj këtë “story” për t’ju dhënë fund disa aludimeve në lidhje me marrëdhënien time. E para njëherë, nuk ka ç’ju duhet fare se më janë në një lidhje. E dytë, mëqense është folur për një x person publik, ju lutem boll. Nuk e kuptoj pse njerëzit bëhen kaq të këqinj dhe kaq të poshtër sa për t’i prishur punë të tjerëve dhe për të thënë fjalë që nuk ekzistojnë.Edhe unë jam një njeri, nuk jam kafshë, nuk jam ndryshe nga ju, jam thjesht një njeri që më njihni dhe që jam publik por që ndjenjat i kam njësoj. Marrëdhënien time dua ta mbaj private por nuk ka aspak lidhje me atë çfarë flitet dhe çfarë dëgjoj. Kështu që boll se ma shpifët”, shprehet Efi.
Një një tjetër video ajo ka shtuar gjithashtu se si ekzistojnë këta njerëz që dëshirojnë t’i bëjnë keq dikujt, të krijojnë probleme mes çifteve kur e dihet mirë që një fjalë e thënë merr përmasa të mëdha.