Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbrëmë mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë dy vendime të rëndësishme.
Njëri vendim ka të bëjë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë për projektin “Programi i Energjisë Solare I”.
Në anën tjetër, vendimi i dytë parasheh ndarjen e tre milionë eurove shtesë për projektin “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale”.
Komunikata e plotë:
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sonte një mbledhje elektronike, në të cilën ka:
– Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit, Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) Sh.A. dhe KfW, Frankfurt am Main, për Projektin “Programi i Energjisë Solare I (Solar4Kosovo I) – Fotovoltaike”.