Ekspertët e sigurisë në vend po bëjnë thirrje që shteti të rrisë buxhetin për shtimin e kapacitete njerëzore dhe materiale në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), kjo pas sulmit terrorist në veri të vendit dhe pranisë së ushtrisë serbe në kufi.
Ata po kërkojnë që të ndahen mjete më të mëdha financiare në mënyrë që të shkurtohet tranzicioni i FSK-së.
Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi, tha se tranzicioni i FSK-së është duke shkuar përtej parashikimeve, me ngritjen e kapaciteteve njerëzore, armatimit e trajnimeve.
Madje sipas tij, FSK-ja është ushtri në tranzicion ajo ka marr pjesë në shumë trajnime, e misione paqeruajtëse që sipas tyre është një avantazh për të.
“Forca e Sigurisë së Kosovës është në fazën e tranzicionit, ngritjes se kapaciteteve njerëzore edhe materiale, gjegjësisht edhe infrastrukturës, armatimit, trajnimeve për shkak të kuadrove të reja. Mendoj që në këtë drejtim është bërë një avantazh i shkëlqyeshëm edhe krejt kjo po shkon në konditat e parashikimeve përtej asaj. Mendoj që FSK-ja gjithashtu ka marr pjesë edhe në misione paqeruajtëse, përveç atyre humanitare në të kaluarën, kjo tregon një avantazh të shtuar”, tha ai.
Ibishi tha se konformë rreziqeve dhe kërcënimeve të cilat po ndodhin, niveli politik edhe institucional duhet që të veprojnë më shpejt në kuptim të avancimit edhe mundësisë së integrimeve të FSK-së edhe në NATO edhe në aspektin e bashkëpunimit rajonal.
“FSK-ja po ngrit kapacitete dhe tash mbetet në çështjen e integrimeve rajonale, përshembull karta e Adriatikut, ka mbetur çështja e kësaj fazës të partneritetin për paqe është një domosdoshmëri e kalimit para anëtarësimit në NATO, e cila konformë rreziqeve dhe kërcënimeve çfarë janë, duhet që edhe niveli politik edhe institucional të veprojmë më shpejt në kuptim të avancimit edhe mundësisë së integrimeve të FSK-së edhe në NATO edhe në aspektin e bashkëpunimit edhe rajonal, dhe pjesëmarrja në manovrat e organizuara nga NATO”.
“Në një situatë hipotetike mendoj që është e gatshme të kryej detyrat ashtu si është e parashikuar me ligjet ekzistuese dhe Kushtetuese të Kosovës”, tha ai.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, tha se Qeveria e Kosovës duhet që ta shtojë buxhetin që të shkurtohet faza e tranzicionit të FSK-së deri në vitin 2026 e jo sic është parashikuar në vitin 2028, raporton eo.
“Mendoj që tani në planin gjithë përfshirës të FSK-së që do të duhet ta përmbyllte në 2028, do të duhet që të shikohet në aspektin edhe financiar që në vitin e ardhshëm buxhetor të kemi edhe një shtim më të madh të pjesës financiare për të ngushtuar, apo shkurtuar pjesën e tarnzicionit që do të duhet që të jetë deri në 2028 po tani duhet ta bëjmë deri në 2026”, tha ai.
Shala tha se FSK-ja është treguar jashtëzakonisht profesionale, ku kjo sipas tij, po dëshmon faktin që është aletet e denjë e NATO-s.
“FSK-ja është treguar deri më tani ne kontekstin e asaj të aspektit të balancimit apo ngritjes së kapaciteteve sipas standardeve të NATO-së është treguar jashtëzakonisht profesionale dhe kjo pe dëshmon faktin që NATO-ja ka partner serioz për FSK-në. Sipas asaj që vërehet deri më tani jemi në stazhin dhe drejtimin e duhur”, tha ai.