Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi forcat e armatosura të grupit Hamasit kanë goditur me raketa dhe janë infiltruar brenda territorit të Izraelit.
Osmani është shprehur e tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm.
Ndërsa ka shprehur solidaritet të plotë për popullin dhe shtetin i Izraelit.
“Të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael. Shprehim solidaritetin tonë të plotë me presidentin Isaac Herzog, popullin dhe shtetin i Izraelit në këto orë të errëta. Mendimet tona janë me familjet e viktimave”, ka shkruar Osmani.
Appalled by the terror attacks and killings of innocent civilians in Israel.
We express our full solidarity with President @Isaac_Herzog, the people, and the State of Israel in these dark hours.
Our thoughts are with the families of the victims.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 7, 2023