Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sarrazin: Procesi i Berlinit, një format për Kosovën e Serbinë që mund t’i kthehen kur ka probleme me formatet tjera

 
   

Emisari gjerman, Manuel Sarrazin, tha se Procesi i Berlinit është një instrument për agjendën e Brukselit.

Për rastin e Kosovës dhe Serbisë, Sarrazin thotë se ai është një format që erdhi si dhuratë nga Kancelarja Merkel e që mund të shfrytëzohet nga dy shtetet për t’iu rikthyer kur kanë probleme formatet tjera.  

“Procesi i Berlinit po na jep neve, shteteve anëtare dhe Gjermanisë në veçanti, një tjetër aftësi për të kontribuuar në politikën europiane përmes një këndvështrimi tjetër, duke provuar metoda të tjera. Dhe po ashtu, kjo është dhuratë nga Kancelarja Merkel. Kemi një politikë të qartë se si të veprojmë me Kosovën dhe Serbinë, të cilin të dyja palët e pranojnë, të paktën deri në një fazë të caktuar. Kjo është një dhuratë e vërtetë nga Kancelarja Merkel, pasi kemi një format dhe një politikë për Kosovën dhe Serbinë se si të trajtojnë të gjitha çështjet që lindin, por që gjithmonë mund t’i rikthehemi edhe sikur të ketë probleme me formatet e tjera. Pra, është një shans shumë i madh veçanërisht në këtë moment. Ndaj, përdoreni Procesin e Berlinit si një instrument për të hedhur hapa në drejtim të Bashkimit Europian”, tha ai në podcasting me Ditmir Bushatin.

Sarrazin tha se Kancelari aktual i Gjermanisë, Olaf Scholz, e do me zemër zgjerimin e BE-së, duke i përfshirë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe se këtë e bën edhe kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock.

“Ne jemi një instrument për agjendën e Brukselit dhe jemi dakord me këtë rol. Sigurisht një instrument i fuqishëm, sepse për kancelarin gjerman, ministren e jashtme, koalicionin në Gjermani, ky është një instrument i rëndësishëm për ta. Por Olaf Scholz nuk kërkon një vend në histori si kancelari që mundësoi zgjerimin e BE-së. Ai beson vërtet në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. E beson me zemër, me bindje dhe jo për të nxjerrë përfitime politike. E njëjta gjë vlen edhe për ministren e jashtme. Ky është pozicioni gjerman. Ne besojmë atë që themi. Situata gjeopolitike, mendoj, se po kontribuon gjithashtu shumë”, shprehet Manuel Sarrazin.