Të paktën 40 persona janë vrarë që kur Hamasi nisi sulmin e papritur në mëngjesin e të shtunës kundër Izraelit, tha shërbimi i urgjencës i vendit.
779 persona të tjerë janë plagosur, sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, shkruan CNN.
Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se shpreson se përgjigja e Izraelit ndaj inkursionit të Hamasit të shtunën do të “kërkojë një çmim të madh” nga grupi militant.
Banorët e dy komuniteteve izraelite i thanë stacionit televiziv të vendit Channel 12 se sulmuesit nga Gaza po përpiqen të hyjnë në shtëpitë e tyre. Ata janë lutur vazhdimisht në televizion për ndihmë nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.