Numri i të vdekurve nga sulmi masiv i grupit terrorist Hamas ndaj Izraelit është rritur në më shumë se 200, thonë mediat në gjuhën hebraike.
Të paktën 1,100 janë plagosur, shumë prej tyre rëndë, shkruan The times of Israel, transmeton teve1.info
Grupi militant Hamas ka lëshuar mijëra raketa në Izrael mëngjesin e 7 tetorit, duke nxitur autoritetet që të lëshojnë alarme për sulme ajrore në mbarë vendin, përfshirë në Jerusalem dhe Tel Aviv.
Izraeli u kundërpërgjigj duke kryer sulme ajrore ndaj caqeve në Rripin e Gazës.
Luftëtarët e Hamasit po ashtu kanë kaluar kufirin e fortifikuar dhe kanë hyrë në Izrael, duke u përleshur me forcat e mbrojtjes së Izraelit. /Teve1.info/