Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka folur me presidentin palestinez, Mahmud Abbas dhe po i kërkon atij që të ndërmarrë hapa drejt qetësimit të situatës.
Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Blinken i bën thirrje të gjithë liderëve në rajon që të dënojnë sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, shkruan The Times of Izrael, transmeton teve1.info
Deri tani, numri i të vdekurve në Izrael ka shkruar në 250, teksa të plagosur janë rreth 1 mijë e 450.
Grupi militant Hamas ka lëshuar mijëra raketa në Izrael mëngjesin e 7 tetorit, duke nxitur autoritetet që të lëshojnë alarme për sulme ajrore në mbarë vendin, përfshirë në Jerusalem dhe Tel Aviv.
Me vazhdimin e sulmeve, linjat e mëdha ajrore kanë anuluar dhjetëra fluturime për në Tel Aviv. /Teve1.info/