Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zyrtari i Hamasit: Sulmi ynë sapo ka filluar

Hussam Badran, një anëtar i byrosë politike të Hamasit, thotë se sulmi i grupit militant është vetëm në fazat e para.

Badran është shprehur se sulmi, i quajtur “Përmbytja Al-Aksa” nga grupi militant, vjen pas përgatitjes së kujdesshme që synon të kapë Izraelin në befasi, shkruan The Times of Israel, transmeton teve1.info

Ai ka deklaruar se kjo betejë është e ndryshme nga të gjitha raundet e mëparshme të konfliktit dhe u bën thirrje ndërmjetësve arabë që t’i përcjellin Izraelit se duhet “të largohet nga tokat tona të pushtuara”.

Ashtu si një numër i udhëheqësve të Hamasit që kanë lëshuar deklarata sot, Badran pretendon se sulmi është i motivuar nga kontrolli izraelit mbi xhaminë Al-Aksa në Jerusalem.

Badran fajëson gjithashtu politikat izraelite në Bregun Perëndimor dhe trajtimin e të burgosurve palestinezë për sulmin, duke shtuar se “ne jemi pronarët e kësaj toke dhe ky pushtim nuk do të zgjasë përgjithmonë”.

Sulmi i befasishëm kundër Izraelit ka vrarë të paktën 250 izraelitë, duke përfshirë shumë civilë, dhe ka plagosur mbi 1000. /Teve1.info/