Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla thotë se Kosova duhet ta shpallë Hamasin organizatë terroriste “pa humbur kohë”.
Duke marrë shkas nga sulmet e fundit të Hamasit ndaj Izraelit, Haradinaj-Stublla shkroi në Facebook se Kosova duhet ta marrë këtë vendim në linjë me politikën e jashtme të SHBA-së dhe BE-së.
“Në linjë me politikën e jashtme të SHBA dhe BE, Kosova duhet të shpallë ‘Hamas’ organizatë terroriste në territorin e Republikës së Kosovës pa humbur kohë, siç kemi bërë edhe me dy krahët politik e ushtarak të ‘Hezbollah’ në vitin 2020.
Forcat izraelite po vazhdojnë kundërsulmin ndaj luftëtarëve të Hamasit nëpër rrugët e Izraelit. Më shumë se 24 orë pasi grupi militant palestinez nisi një inkursion të papritur në Izrael, shteti hebraik është kundërpërgjigjur. Mbi 600 izraelitë në njërën anë dhe 313 palestinezë në anën tjetër raportohen se janë vrarë deri më tani.