Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

LUFTA/ 25-vjeçarja u rrëmbye nga militantët e Hamasit, babai me lot në sy: Nuk munda ta shpëtoja (VIDEO)

Përplasja ushtarake mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit ka prekur edhe civilët, ku mbi 900 persona deri nëkëto momente kanë vdekur, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur.

Por përplasjes ushtarake kanë bërë që palët të marrin edhe penggje, siç ëhstë rasti i 25-vjeçares izraelite e cila u rrëmbye nga militantët e Hamasit.

Rrjetet sociale u mbushën me video tronditëse të burrave, grave dhe fëmijëve që dërgoheshin në Lane. Shumë nga këta njerëz duket se janë vrarë ose rrëmbyer.

Mes videove që qarkullon është edhe ajo e 25-vjeçares Noa Argamaniajo u rrëmbye nga terroristët e Hamasit ndërsa ishte në festë dhe shihet duke bërtitur dhe duke u lutur për jetën e saj.

I shkatërruar, babai i vajzës tha për Channel 12 se po lutet për kthimin e saj të sigurt.

“Ne u përpoqëm ta kontaktonim që nga momenti kur dëgjuam sirenat. Vendosa të shkoj në spital. Shkova në një nga zyrat dhe më njoftuan se nuk ishte lënduar. Ndërsa po flisja në telefon, shoku i saj i na kontaktoi dhe na tha se kishte një video të saj në një motoçikletë dhe se ajo ishte rrëmbyer dhe dërguar në Gaza,” tha Argamami.

“Unë shpresoja se ajo kishte gabuar, se nuk ishte e vërtetë, dhe më pas në ICU, një djalë erdhi tek unë dhe tha se kishte një video nëse doja ta shihja.

Kërkova ta shihja dhe më pas pashë që ishte padyshim ajo. Ajo ishte aq e frikësuar. E kam mbrojtur gjithmonë dhe për momentin nuk mundem. Unë lutem që të kthehen të gjithë”, tha burri me lot në sy.