Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tensionet në Izrael/ Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare: Hamasi vendosi të sulmojë sepse…

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, përmes njw interviste televizive ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth konfliktit në Izrael.

Krisafi u shpreh se nuk ka rrezik për përfshirjen e shteteve të tjera të rajonit në këtë konflikt, por shtoi se roli i Iranit është vendimtar në këtë rast.

Sipas tij militantët e Hamasit do e kishin të pamundur të ndërmerrnin këtë sulm ndaj Izraelit pa ndihmën dhe mbështetjen e Teheranit.

Ai shtoi se arsyeja e këtij sulmi është se prej vitesh SHBA ka ndërmarrë lëvizje për të normalizuar marrëdhëniet e Izraelit dhe disa vendeve arabe, gjë që nuk e ndihmon kauzën palestineze.

“Hamasi vendosi të sulmojë pasi prej vitesh SHBA ka ndërmarrë lëvizje për të normalizuar marrëdhëniet e Izraelit dhe disa vendeve arabe. Fakti është që sa më shumë normalizon Izraeli marrëdhëniet me këto vende, aq më e vështirë bëhet për kauzën palestineze.

Kaosi brenda Izraelit është në interesat e Iranit dhe nuk mundet që sulmi i palestinezëve të ndodhte pa mbështetjen e tyre. Izraeli është kundërshtari i tyre në Lindjen e Mesme”, u shpreh ai ndër të tjera.