Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Erdogan: Një shtet i pavarur palestinez, me kryeqytet Jerusalemin nuk mund të vonohet

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë se çështja e Palestinës është problem i rajonit dhe se sipas tij, pa zgjidhjen e konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Palestinës nuk mund të ketë paqe në rajon.

Ai ka tha se paqja në rajon mund të arrihet vetëm nëse zgjidhet problemi izraelito-palestinez

“Çështja e Palestinës është në themel të problemeve në rajonin tonë. Nëse kjo çështje nuk zgjidhet në mënyrë të drejtë, rajoni ynë do të vazhdojë të dëshirojë paqen. Realizimi i një shteti të pavarur palestinez me integritet gjeografik, me kryeqytet Jerusalemin, është një nevojë që nuk mund të shtyhet”, tha Erdogan transmeton AA.

Izraeli ka shpallur gjendje lufte pas sulmit befasues të së shtunës nga grupi militant Hamas, ku deri tash raportohet për 600 izraelitë të vrarë si dhe një numër përfshirë edhe ushtarë izraelitë janë zënë rob.

Izraeli si kundërpërgjigje ka nisur sulmet në Gaza, ku mbi 300 persona janë vrarë.