Të kesh një dhomë të çrregullt nuk do të thotë që ke depresion. Por, depresioni mund të rrisë shanset për të pasur një hapësirë të parregullt
E keni vënë re ndonjëherë si ambienti i çrregullt para syve ju ndryshon tërësisht humorin?
Mjedisi fizik ka ndikim të fuqishëm mbi emocionet tona, por a pasqyron ambienti ku ju jetoni dhe punoni çdo ditë, gjendjen tuaj mendore?
E para, ne kemi nivele të ndryshme koncepti për rregullin dhe pastërtinë, por angazhimet e javës, puna, bashkëshorti/ja, fëmijët, shtëpia dhe çdo gjë tjetër që kërkon përkushtim mund ta ulin dëshirën për të bërë punë me “themel”.
Një studim i vitit 2020 zbuloi se sa më e madhe të jetë rrëmuja në një familje, aq më e vështirë bëhet lidhja mes prindërve, fëmijëve dhe të afërmve që ju vizitojnë në shtëpi.Njerëzit me depresion shpesh kanë pak energji. Kur ju e keni të vështirë të ngriheni nga shtrati, gjëja e fundit që mund të keni dëshirë të bëni është të kaloni fshesën në shtëpi ose të pastroni tualetin. Depresioni përfshin mungesën e interesit për gjërat që më parë mund t’ju jenë dukur të nevojshme.
Një studim i vitit 2021, zbuloi se niveli i rrëmujës në shtëpi ishte tregues i mirëqenies psikologjike te njerëzit. Por, sërish është e vështirë të thuhet se cila vjen e para: depresioni apo prirja drejt rrëmujës.
Nëse po jetoni me depresion, të shohësh një dhomë të çrregullt mund të shkaktojë një ndjenjë mbingarkese ose, më keq, vetëfajësimi për mosmbajtjen pastër të ambientit.
Mos harroni se pastrimi mund të jetë gjithashtu një aktivitet fizik! Pastrimi i dyshemesë, larja e dritareve dhe marrja e pluhurave, të gjitha mund të rrisin energjinë dhe humori do të ndryshojë për mirë./Living/