Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Fun

I moshuari nga Lipjani: Qyteti ynë din me dhënë edhe me marrë dashni

Komuna e Lipjanit aktualisht udhëhiqet nga Imri Ahmeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por, sa janë të kënaqur banorët e qytetit me punën e deritanishme dhe me çka konkretisht krenohen ata.

Cilat janë problemet me të cilat ballafaqohen? Çka do të ndryshonin apo si duhet vazhduar tutje?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve i kanë dhënë banorët e kësaj komune për mikrofonat e lajmi.net, në krye të ekipit të së cilit qëndroi gazetari Selim Miftari.

Njëri prej më të moshuarve pati një këndvështrim më sentimental, duke thënë se qyteti i tij di të dhurojë e të pranojë dashuri.

“Lipjani din me dhënë, edhe me marrë dashni”, tha ndër tjerash ai.

Një tjetër tha se sheshi është diçka për të cilin duhet krenuar, si dhe ndërtimet është diçka që e kanë veçuar, sidomos pas luftës.