Shkrimtari dhe analisti Kim Mehmeti, i ftuar në rubrikën “Opinion” në New24 foli për situatën në veri të Kosovës dhe qëndrimin e mbajtur nga Shqipëria.
Në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, Mehmeti tha se jetojmë në kohën e lajmeve të këqija, ndërsa shtoi se ky është fillimi.
Sakaq, Mehmeti u ndal te marrëdhënia e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me atë të Kosovës, Abin Kurti, ku tha se të krahasosh këta dy liderë është mëkat. Më tej ai tha se njëri jeton me seriozitet, referuar Kurtit dhe tjetri me batuta, referuar Ramës.
“Jetojmë në kohën e lajmeve të këqija. Dhe jemi në fillim të kohës së lajmeve të këqija. Nëse mendojmë të copëzuar duhet ta dimë që betejat i kemi të humbura pa filluar ende. Problemi i Kosovës nuk është problemi i Kosovës me Serbinë, por i Shqiptarisë me Serbinë. Pse armatoset Serbia? Më kë do luftojë?
Të krahasosh kryeministrin e Shqipërisë me Kosovës është mëkat. Është sikur të krahasosh Çërçillin me drejtorin e cirkut. Njëri jeton me batuta ndërsa tjetri e seriozitet. Kurti kujdeset për Shqipërinë. Kryeministrit shqiptar i intereson se kur do bëjë në gjumë dhe sa i pëlqyer është nga të tjerët. Ne nuk kemi nevojë për një udhëheqës perëndimor. Ai se ka problem që politikanët e tjerë të ndihen inferior para tij. Pse shkruaj unë? Se mendoj se shkruaj mirë. Pse pikturon ai (Rama) se mendon se pikturon mirë. Edhe pse disa i quajnë si shkarravina.
Rama dhe Kurti kanë luftuar me njëri-tjetrin, betejën e ka nisur kryeministri Shqiptar. Rama bëri çmos që të dobësojë Lëvizjen e Vetëvendosjes. LVV u luftua nga qarqet shqiptare, pasi Albini ishte pasqyra që punonte për shqiptarët”, u shpreh Mehmeti.